Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas sulmit brutal të forcave ruse në qytetin e Ukrainës Bucha, ku mbetën të vrarë 20 persona.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhaçka dënon ashpër sulmin, duke theksuar se këto janë dëshmi të qarta të dhunës ruse mbi popullsinë civile. Xhaçka kërkon që bota të reagojë menjëherë dhe të ndalojë këto krime.

Reagimi i plotë nga Xhaçka:
E shokuar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë.
Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës , historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus.
Bota duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re