Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të godinës të televizionit Top Channel.

 

Për pasojë ka humbur jetën roja i këtij institucioni. Sipas burimeve, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt godinës ku njëri nga plumbat ka prekur 60-vjeçarin Pal Kola. Ky i fundit humbi jetën teksa po transportohej në spital. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja.

 

Pak pas ngjarjes, policia gjeti një automjet në autostradë të djegur, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të krimit.

 

Mjeti tip ‘Range Rover’, me targa të vjedhura u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës brenda të cilit u gjetën edhe dy armë zjarri tip kallashnikov.

 

Ende nuk dihet motivet që fshihen pas sulmit të rëndë ndaj Top Channel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re