Gjykata e Lartë ka vendosur rikthimin në burg të shtetasit Angli Stafuka, të cilin Apeli i Shkodrës e kishte lënë të lirë, pasi u arrestua si i dyshuar për vendosjen e një sasie tritoli, pranë një pallati në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun.

Gjykata e Lartë e ka cilësuar në shkelje proceduriale të ligjit lirimin e tij nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Angri Stafuka nga Fushë Kruja u arrestua pasi në bashkëpunim me Erald Pajtanin dyshohet se kanë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autoret.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re