Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama, se e ka organizua ai

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka dalë në mbrojtje Fredi Belerit, i cili sot u sulmua nga disa qytetarë verbalisht, e madje duke e gjuajtur edhe me kos dhe vezë.

Këto incidente, Bardhi i ka cilësuar si akte që turpërojnë Shqipërinë, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama, se e ka organizua ai. Ndër të tjera ai u bën thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë, duke ndëshkuar personat përgjegjës.

Reagimi i Bardhit:

Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anuloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re