Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) janë dy autorët e sulmit me mbi 100 plumba që tmerroi dhe panikosi mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Gruemirë në Malësi të Madhe.
Për fat të mirë nga sulmi nuk pati viktima.
Mbrëmë në fshatin Gruemirë dy të rinjtë, të moshës 22 dhe 27 vjeç kishin shkuar për të vjedhur, por janë pikasur nga tre banorë të fshatit, me të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Burime për News 24 bëjnë me dije se njëri prej autorëve të shpallur në kërkim, Rivaldo Zmijanej Planaj është nip i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2021 në Shkodër.
Bardhok Planaj u ekzekutua më 4 prill të vitit 2021 teksa po udhëtonte me makinë.
Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.
Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të tij, që kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Bardhok Pllanaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Nga sekuestrimi i pallatit me vlerë 2 mln euro, tek trafiqet e drogës. Ky është “Kumbari” që u ekzekutua në Shkodër (FOTO)
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e “Kumbarit”/ Autorët e ndoqën 150 metra, më pas…! Çfarë u gjet në makinën e djegur
