Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, ka bërë thirrje që Shqipëria të mbajë një qëndrim të qartë, koherent dhe pa asnjë ekuivok ndaj situatës së krijuar në Ukrainë.

Ai në emër të opozitës shqiptare ka dënuar ashpër vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për sulmin ndaj Ukrainës.

“Kemi detyrimin tonë moral dhe në raport me aspiratat tona kombëtare”, tha Basha.

Ai ka bërë një thirrje gjithashtu edhe për institucionet përkatëse botërore që të reagojnë sa më shpejt.

“Shqipëria ka tashmë një zë të veçantë si anëtare e NATO-s dhe në Këshillin e Sigurimit, prandaj duhet ta përdori”, deklaroi lideri i selisë blu.

Sipas tij, Shqipëria ka kaluar të njejtën gjë si Ukraina ndonëse përballë agresionit serb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re