Një i vrarë e tre të plagosur është bilanci i sulmit me raketa në orët e para të mëngjesit në Mykolaiv të Ukrainës. Sulmi raketor rus, sipas autoriteteve ukrainase erdhi nga Deti i Zi dhe kishtë nën shenjestër civilët.

 

Autoritetet bëjnë me dije se mes 23 të plagosurve është dhe një fëmijë.

 

“Natën, armiku sulmoi Mykolaiv me Kalibr nga Deti i Zi. 4 raketa u lëshuan duke përdorur karakteristikat e terrenit dhe ndryshimet e trajektores për të komplikuar zbulimin. Duke pasur parasysh se kjo është një armë me precizion të lartë që punon në shënjestrimin e koordinatave, është një fakt i dukshëm i terrorizimit të civilëve “, theksuan autoritetet vendase.

 

Autoritetet raportojnë gjithashtu për dëme materiale.

 

“Si rezultat i sulmeve me raketa, shtëpitë private u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë, një ndërtesë e lartë banimi dhe një ndërtesë historike u dëmtuan”, vijon njoftimi.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmin në kanalin e tij Telegram, duke e quajtur atë një krim tjetër kundër njerëzimit”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re