Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalës së kreut të qeverisë, Albin Kurti.

Rama shprehet se të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike por të shprehësh në këtë formë i bën dëm Kosovës më shumë se çdo qëndrim politik.

Ai shton se uron që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!

Deklarata e Edi Ramës

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re