Kryeministri Edi Rama reagoi në twitter në lidhje me incidentet e rënda në kuvendin e Kosovës ku kryeministri Kurti u sulmua fizikisht nga deputetet e PDK.

 

Rama e quajti sjelljen e deputeteve të opozitës të turpshme, një veprim që sipas tij njollos vendin dhe shqiptarët në sytë e ndërkombëtareve.

 

Kreu I qeverise shqiptarë tha se opozita e Kosovës duhet të distancohet nga këto sjellje të turpshme.

 

 

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re