Fax News zbardh detaje në lidhje me një sulm ndaj banesës së një efektivi të Policisë Rrugore në Mat Ilir Pica në zonën e kthesës së Kamzës. Familja prej datës 28 Tetor kur ka bërë denoncimin ka braktisur banesën që e kishin marrë me qera dhe fëmijët shkollën për shkak të frikës. Familja nuk ka një urdhër mbrojtje për shkak se në raste të tilla duhet të ketë emra autorësh se nga kush duhet të mbrohen. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së 28 tetorit dhe është ngjarje e përsëritur. Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 27 tetorit, një djalë dhe një vajzë e re kanë trokitur në banesën e efektivit. Derën e ka hapur njëra nga vajzat e mitura 17 vjeçe, më e madhja nga katër vajzat që ka çifti. Ata kanë kërkuar prindërit e saj dhe vajza iu ka komunikuar se nuk ndodheshin në banesë.

Të rinjtë e pyetën të miturën nëse fqinjët e saj ndodheshin në banesat e tyre. Vajza është trembur dhe ka mbyllur derën. Për rastin ka njoftuar prindërit. Pas diçka më shumë se 5 orësh, dera bie sërish. Është ora 00:20 e datës 28 tetor. Bie dera. Shtetësja R.P, bashkëshortja e Ilirit sheh përmes syrit magjik. Jashtë ishte errësirë dhe nuk shikonte dot asgjë. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati parafabrikat, pa ashensor. Deri fillon kërrcet më fort, dëgjohen goditje me sende të forta. Asnjë zë nuk është dëgjuar. R. Z telefonon bashkëshortin që ndodhej në shërbim për ta njoftuar për ngjarjen. Iliri niset me urgjencë duke udhëtuar gjatë gjithë natës. Bashkëshortja e tij dyshon se kanë qenë disa persona. Kanë tentusr të zbërthejnë derën dhe ta thyejnë. Më pas kanë tentuar të ngjiten në tarracën e pallatit ku kanë lënë edhe gjurmët. Zhurmat sipas shtetases R. P që ka bërë denoncimin ka zgjatur 10 minuta. Vajzat e mitura të saj janë alarmuar dhe traumatizuar pasi bëhet fjalë për një rast të përsëritur, vetëm dy javë persona të paidentifikuar në mes të natës kanë alarmuar familje duke i rënë ziles së derës pandërprerë. Dyshimet kryesore janë se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së Ilirit, një dyshim të tillë e ka ngritur edhe bashkëshortja e tij në deponimin që ka bërë në polici.

Por kush është Ilir Pica dhe çfarë mendon ai për ngjarjen?

Ai është 44-vjeç me origjinë nga Klosi, jeton prej 12 vitesh në Tiranë, deri para rreth dy muajsh jetonte në hyrje të Institutit, ndërsa banesën me qera ku ndodhi ngjarja e kanë marrë tani së fundmi. Ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme në Policinë e Shtetit për 23 vite. E shoqja rrëfen se çdo punonjës policie është në rrisk, pasi çdo ditë përballet me njerëz problematik gjatë zbatimit të detyrave dhe udhëzimeve. Ka patur raste kur është përballur me situata problematike sa i përket ushtrimit të detyrës me persona të ndryshëm, po nuk shigjeton asnjërin prej tyre në lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur.

Apeli i dy prindërve është që të ketë asistencë psikologjike për 4 vajzat e mitura pssi ndodhen në situatë të vështirë psikologjike. Ata kanë ndërprerë shkollën dhe bashkë me prindërit që prej ditës që ka ndodhur ngjarja janë zhvendosur tek gjyshërit. Prindërit kërkojnë nga autoritetet që rasti i tyre të hetohet dhe t’ju gjendet një zgjidhje. Meraku i tyre i vetëm dhe kryesor është siguria e jetës së 4 vajzave të mitura, për të cilat Iliri shprehet se është gati të shesë edhe rroba të përdorura vetëm që ato të jenë mirë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re