Deputei i PD Enkelejd Alibeaj ka dënuar sulmin ndaj Sali Berishës, duke thënë se është një akt I dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

 

Në Twitter, Alibeaj shkruan se organet përkatëse duhet të zbardhë menjëherë incidentin e sotëm.

 

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

 

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shkruan Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re