Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar incidentin e ndodhur, ku Gert Shehu qëlloi me grusht në fytyrë Sali Berishën.

 

Reuters shkruan se lideri i opozitës u qëllua teksa po marshonte për të protestuar.

 

“Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së. .

 

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”, shkruan Reuters.

 

Edhe Ansa.it i ka dhënë hapësirë incidentit. Media italiane shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur po mbahej samiti i BE, ndërsa thekson se agresori u ndalua menjëherë.

 

Edhe Politiko, ka bërë publik dhunën ndaj kryedemokratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re