Ish-kreyetarja e Kuvendit të Shqiopërisë, Jozefina Topalli ka reaguar pas incidentit ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

 

 

Topalli e ka konsideruar sulmin si një nga momentet më të errëta në të 30 vitet e pluralizmit.

 

 

Sipas saj, agresioni është vetëm politik.

 

 

“Agresioni ndaj Kryetarit te opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi. Ky agresion eshte vetem politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha. Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike. Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit. Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni. Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar!

Lironi agresion. Opozita e din kush eshte frumezuesi”- shkruan Jozefina Topalli.

 

Sulmi ndaj Berishës ndodhi gjatë protestës së organizuar nga opozita në momentin që në Tiranë po mbahet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor.