Skip to content

Sulmi ndaj dy shqiptarëve, Vuçiç: Të gjenden autorët

aleksandar vucic Tanjug Zoran Zestic

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas sulmit të dy shqiptarëve në Novi Sad.

 

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se me të dëgjuar për lajmin, i kërkoi policisë që të zgjidhte rastin dhe autorët të dilnin para drejtësisë.

 

“Sulmuesit e shqiptarëve duhet të gjenden. Më vjen keq që menjëherë pas këtij rasti më duhet të udhëtoj për në Kazakistan. Shqiptarët e sulmuar ata janë shtetas të Serbisë”.

 

Gjithashtu më parë se presidenti ka qenë dhe prefekti i Novi Sadit, Milosh Vuçeviç, I cili e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj dy shqiptarëve.