Analisti Enver Bytyçi komentoi ditën e sotme sulmet e qeverisë ndaj Prestige Resort duke nisur nga shembja e godinës dhe kërkesa e Drejtorisë së Tatimeve për të paguar tatimfitimin për vitin 2023.

Ai deklaroi në studion e Panorama TV, se kryeministri bën presion ndaj medias dhe e ndërton imazhin e qeverisjes mbi rrënojat që shkakton dhe jo mbi atë që duhet të ndërtojë një qeveri.

“Ishte edhe pasojë edhe shkak i shumë shembjeve të tjera që kanë ndodhur në 10 vitet e fundit në këtë vend. Shembje e jashtëzakonshme ishte ajo që 30 mijë shqiptarë u burgosën për faturën e energjisë elektrike, pastaj kanabizimi pastaj vazhduan shembje të tjera deri te Teatri Kombëtar dhe Prestige Resort.

Është një akt që bën presion ndaj medias. Është një qeverisje që e ndërton imazhin e vet mbi rrënojat që shkakton dhe jo mbi ato që duhet të ndërtojë një qeveri. Është një qeverisje që matet me gradaçelat që i bëjnë hije këtij vendi pa asnjë zonë të gjelbëruar”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re