Gazmend Badhi ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Qendrës Shëndetësore në Elbasan. Përmes një postimi në facebook ai shkruan se kryeministri Rama dhe Taulant Balla po luajnë politikisht me jetët e shqiptarëve.

“Rama dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.

Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët.

Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, shkruan Bardhi në facebook.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re