Kryeministri britanik, gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Tiranë, u pyet nëse do të kërkonte një ndjesë në emër të shtetit për denigrimit që i janë bërë komunitetit shqiptar atje.
Keir Starmer tha se nuk komenton deklaratat e kryeministrave të mëparshëm, por theksoi se qasja e tij nuk është diplomacia me megafon, por zgjidhja e problemeve duke punuar.
Pyetja: Paraardhësit tuaj në qeveri, kanë mbetur qëndrime shumë të forta në lidhje me komunitetin shqiptar në Britani. Qëndrime që ishin denigruese, duke mos bërë një dallim të qartë mes atyre që bëjnë punë të ndershme, paguajnë taksa dhe janë qytetarë të mirë dhe atyre, një pjesë e vogël, që janë të përfshirë në aktivitet kriminal. Duke qenë se jeni kryeministri i parë britanik që vini në Tiranë që pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, a mendoni se është ky moment të kërkohet një ndjesë në emër të shtetit britanik?
Përgjigja: Fakti që jam kryeministri i parë e britanik që jam në këtë takim, duhet të shihet edhe një deklaratë qëllimi si e shohim Shqipërinë dhe Rama, dhe për vetë karakterin, mënyrën dhe forcën që ka vetë marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministrat e mëparshëm, por qasja ime nuk është diplomacia me megafon, por kur bën punë e fortë dhe zgjidhim problemet me të cilat duhet të përballemi. Këtë e kemi dëshmuar tashmë. Ka qenë mënyra më efektive për zgjedhjen e problemeve, përfshirë këtu edhe punën e përbashkët që kemi parë sot të autoriteteve ligj zbatuese.