Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dënuar me ashpërsi sulmin terrorist në Ankara mëngjesin e sotëm (1 tetor).

Në një reagim në  “X”, ministri Hasani ka shprehur edhe solidaritetin e Shqipërisë për Turqinë

“I shqetësuar nga lajmet për sulmin në Ankara. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë dhe dënon të gjitha format e terrorizmit”, u shpreh Hasani në platformën “X”.

 

Kujtojmë së Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, bëri të ditur sot se kishte pasur një sulm me bombë në hyrje të ndërtesës së ministrisë, shumë pranë Parlamentit.

Sipas tij, dy “terroristë” ishin të përfshirë në sulm, ku bëri me dije se njëri hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u neutralizua.

Po ashtu, ministri Gerlikaya njoftoi se policët Alim Reis Demirel dhe Erkan Karataş, të cilët u plagosën në sulmin terrorist në Ankara, nuk janë në rrezik për jetën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re