Departamenti i Drejtësisë i SHBA ka ngritur procedura kundër më shumë se 300 njerëzve për sulmin ndaj Kongresit në 6 janar, ndërsa të paktën 280 persona janë arrestuar, tha të premten Zv.Prokurori i Përgjithshëm John Carlin.

“Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për atë që bënë,” i tha Reuters.

Komentet e tij vijnë vetëm një ditë pasi Shefja e Përkohshme e Kapitolit, Yogananda Pittman u tha kongresistëve se mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump mund të kenë dashur të hedhin në erë ndërtesën e Kongresit.

Mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit në 6 janar në një kohë kur votat elektorale nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit u konfirmuan, në të cilat fitoi demokrati Joe Biden.

Trump më pas dënoi dhunën, por demokratët ende e konsiderojnë atë përgjegjës për inkursionin e mbështetësve në Kongres.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re