Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i është përgjigjur fjalës së deputetes demokrate Jorida Tabaku në Kuvend, duke u shprehur se nuk tregoi solidaritet për Kosovën, por bëri luftë politike.

Ndër të tjera, Çuçi u ndal te sulmi në Banjskë më 24 shtator, ndërsa shtoi se rezoluta e cila pritet të miratohet sot, tregon mbështetjen e plotë të Shqipërisë ndaj Kosovës.

“E dashur Jorida, duhet ta kishit lënë lojën politike dhe të ishe fokusuar te solidariteti. Fjala jote ishte luftë e pastër politike. Gjithsesi sulmi terrorist ndaj sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës më 24 shtator, ishte një grusht i rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por në Ballkan. Prandaj si qeveri kemi mbajtur një qëndrim, e mishëruam në një draft të shkruar nga ne, ku pa diskutim që pika e parë është shprehja e solidaritetit dhe përkrahjes së plotë me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, ku qartësisht u kërkojmë institucioneve ndërkombëtare që të hetohet tërësisht konteksti, organizimi, aktoret dhe përkrahësit e sulmit terrorist si dhe të vënë para përgjegjësisë ata që kanë luajtir rol në përgatitjen e sulmit.

Padyshim përkrahjen e çdo përpjekjeje të qeverisë për të vendosur paqenë në Ballkan dhe për të çuar para integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, efektive për garantuar paqen afatgjate në rajon. Rezoluta është konfirmim i përkrahjes së plotë të Shqipërisë ndaj Kosovës. Nuk ka sit ë ndodhë ndryshe, pasi qeveria Shqiptare ka qenë dhe do të jenë gjithmonë në krah të vëllezërve të shqiptarëve të Kosovës”, tha Çuçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re