Viktor Rrapollari, 64 vjeç dhe Roxhersa Rrapollari, babë dhe bijë, janë dy personat që shihni në foton mëposhtë. Ata mbetën të plagosur si pasojë e sulmit të rëndë me armë në Laprakë, së bashku me shtetasin italian Massimo Sorvillo, i cili është bashkëshorti i Roxhersa Rrapollarit.

 

Mësohet se 64 vjeçari, Viktor Rrapollari ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Elton Mergjushi, 40-vjeç, këtë të hënë plagosi me thikë në një lokal të Laprakës tre persona. Nga të dhënat e para bëhet me dije se shtetasi italian ishte pronari i fabrikës në të cilën autori i ngjarjes punonte. Ky i fundit ishte pushuar nga puna, shkak i cili mund të jetë motiv i plagosjes së trefishtë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re