Policia ka bastisur shtëpinë e 28-vjeçares, autore të sulmi vdekjeprurës me armë zjarri në shkollën 9-vjeçare në Nashville të SHBA. Gjatë kontrollit të banesës së saj autoritetet gjetën të tjera armë zjarri, përveç atyre të përdorura në sulm.
Autoritetet konfirmuan se u gjetën dy pushka gjahu, fotot e të cilave u bënë publike.
Pas ngjarjes së të hënës, presidenti amerikan Joe Biden ka përsëritur thirrjet e tij për ndërhyrje në legjislacionin me synim kontrollin e armëve.
Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së.
Sulmet me armë zjarri në shkolla janë një fenomen i përsëritur në SHBA duke shkaktuar mjaft viktima, kryesisht të mitur.