Skip to content

Sulmi në sistemin TIMS/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reagur pas sulmit në sistemin TIMS nga hakerët iranianë.

 

Me anë të një njoftimi, TIA njofton të gjithë pasagjerët se puna vazhdon pa vonesa në aeroport, pavarësisht problemeve nbë sistemin TIMS.

 

TIA njofton pasagjerët të shkojnë në aeroport 2:30 orë përpara fluturimit, për të shmangur çdo shqetësim.

 

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim”, thuhet në reagim.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë