Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur solidaritet me popullin e Ukrainës pas sulmit ushtarak nga Rusia.

 

Kryebashkiaku ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto të disa qytetarëve ukrainas në vendin tonë.

 

“Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! I lumtur që ata kanë krijuar jetët e tyre këtu, por duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë edhe në atdheun e tyre. Bashkia solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë të lirë,” shkruan Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re