Kryeministri Edi Rama dënon sulmin vdekjeprurëse ne Pragë. Me anë të një postimi në platformën X, kreu i qeverisë shqiptare shprehet i tronditur nga kjo ngjarje e rende ku deri tani raportohet për 15 viktima.

Rama shpreh ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa thotë se Shqipëria qëndron pranë miqve çekë.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan Rama.

Më herët sulmin e dënoi edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili konfirmoi se nuk ka shqiptarë të lënduar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re