Sulmi kriminal i një grupi të armatosur me serbë në veri të Kosovës që la viktimë Rreshterin e policisë Afrim Bunjaku, ka rritur ndjeshëm frikën për tensione të mëtejshme mes dy vendeve. Akuzat dhe kundërakuzat mes Vçiç dhe Kurtit paralajmërojnë kohë të vështira në marrëdheniet mes dy vendeve.

 

Nol Nushi, sekretari  organizativ i PSD në Kosovë nga studio e Quo Vadis bëri me dije se sulmi ishte i paralajmëruar, ndërsa thekson se synimi është hyrja e Serbisë në Kosovë.

 

Sipas Nushit, Serbia po tenton destabilizimin, ndërsa “thembra e Akilit” mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar janë komunat me shumicë serbe.

 

Është një sulm i organizuar dhe i mirë planifikuar për ndërhyrje në Kosovë, që të arrihet status quo që e ka krijuar dialogu në moszbatimin e asaj marrëveshje të famshme.

 

Ne kemi qenë kritik vazhdimisht për politikat e qeverisë sonë karshi veriut të vendit sepse e kemi parë që përmes aksioneve të ndryshme në emër të rendit dhe ligjit pozicioni jonë për dialogun me Serbinë ka degraduar. Për fatin tonë të keq, perëndimi në përgjithësi është unik në qortimin e palës kosovare. Prandaj kam frikën që edhe ngjarja mbrëmë nuk do ti shërbejë forcimit tonë si pozicion por do ti shërbejë emergjencës së zbatimit të asaj marrëveshje për të cilën Kurti dhe Vuçiç janë dakordësuar e cila brenda ka asosacionin e komunave me shumicë serbe , një institucion i cili nuk do ta lejojë krijimin e një paqe të përhershme mes Kosovës dhe fqinjit tonë Serbisë.

 

Si situatë destabilizuese ishte e paralajmëruar se nuk ka qenë pjesë stabile veriu i Kosovës. Ajo është një problem politik që nuk ka lindur tani. Ajo është që nga përfundimi i luftës nga marrëveshja e Kumanovës e tutje. Qasja e institucioeve të Kosovës nuk ka qenë njësoj në atë pjesë si në pjesët e tjera. Ka qenë një problem politik që ka pasur një proces negociator për tu zgjidhur. Ne duhet të zgjedhim se kë kompromis duhet të bëjmë  në mënyrë që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje të ndërsjelltë

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re