Një sulm terrorist tronditi këtë të hënë kryeqytetin turk Ankara në afërsi të parlamentit. Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur lehtë dy oficerë policie.

 

Dy ishin kamikazët, njëri prej të cili arriti ta hidhte veten në erë përpara ambjenteve të Ministrisë së Brendshme ndërsa tjetri u neutralizua në kohë.

 

Siç raportojnë mediat turke në zonë u gjetën shumë pako dhe çanta të dyshimta të cilat u shpërthyen në mënyrë të kontrolluar.

 

Autoritetet turke rrethuan zonën dhe kanë rritur sigurinë si në Ministrinë e Brendshme ashtu edhe për parlamentin ku do të mbahej sot seanca e parë pas pushimeve të verës.

 

Deputetët dhe presidenti, pritej të mbërrinin aty pak orë më pas.

 

Autoritetet turke shprehen se është ende herët por në të kaluar për sulme të tilla, autorësinë e kanë mbajtur Partia Popupkkore e kurdistanit dhe grupe te isis.

 

Sulmi është dënuar nga autoritetet vendase si dhe opozita turke.

 

Po ashtu autorutetet shqiptare kanë dënuar sulmin.  Kryeministri Rama e ka quajtur sulmin një akt të neveritshëm firkacak, i cili sipas tij duhet të jetë edhe një shenjë ndaj europës për të rritur mbështetjen ndaj Turqisë kundër terrorizmit.

 

“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë. Ne dënojmë të gjitha format e terrorizmit.”- shkruan Ministri Hasani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re