Presidenti Emmanuel Macron, ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës (16 tetor), për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave franceze, mësohet se Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, por ardhja e tij është shtyrë të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet të martën (17 tetor).
Macron do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.
