Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas një sulmi terrorist që ka ndodhur në qendër të Ankarasë në rrethinat e Parlamentit turk, ndërsa e ka cilësuar si “akt të një bote të vjetëruar”.
Kreu i shtetit, ka shprehur solidaritet për popullin dhe qeverinë turke, si dhe ka dënuar me forcë aktet terroriste të të gjitha formave.
“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke.
Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë.
Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne”, shkruan Begaj.