Babai i 24-vjeçarit, që vrau të paktën 15 persona në Pragë, është gjetur i vrarë disa orë para ngjarjes së rëndë. Autoritetet ende nuk e konfirmojnë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, por dyshohet se edhe për vrasjen e të atit, autor të jetë 24-vjeçari.

Ky i fundit hapi zjarr këtë të enjte në Fakultetin e Arteve në Pragë, duke shkaktuar 15 viktima dhe 24 të plagosur.

Lexo edhe :Related Posts

Autori më pas dyshohet se ka vrarë veten, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Ngjarja është cilësuar si më e rënda përsa i përket sigurisë në Pragë në vitet e fundit. Qytetarët shikohen të vrapojnë të panikosur për të shpëtuar jetët e tyre, gjatë të shtënave, pamje të cilat kanë shokuar mbarë botën.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re