Detajet e thellojnë akoma më shumë tragjedinë e sulmit vdekjeprurës në Pragë.

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke në një konferencë për shtyp njoftoi se autori i të shtënave rezulton të jetë autor edhe i dy vrasjeve të tjera të kryera javën e kaluar, në pyllin Klanovicky pranë Pragës.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë, disa orë para ngjarjes së rëndë u gjet i vrarë i at ii 24-vjeçarit, teksa ky i fundit dyshohet si autor edhe për këtë vrasje.

Ndërkohë në universitetin e Arteve, ku u vranë 14 persona e u plagosën 25 të tjerë, autoritetet kanë gjetur një numër të madh armësh.

“Ne mund të kishim dhjetëra viktima pa një reagim të shpejtë të policisë,” tha ministri.

Ndërkohë viktimat dyshohet të jenë zgjedhur rastësisht nga autori, i cili vrau veten pas sulmit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re