Kryeministri, Edi Rama dënon sulmin vdekjeprurës që tronditit këtë të enjte Pragën. Përmes një reagimi në rrjete sociali, kreu i qeverisë shpreh ngushëllimet për familjen e viktimave, ndërsa thekson se Shqipëria qëndron pranë popullit çek.

“Sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”, shkruan ai.

Një 24-vjeçar hapi zjarr në Universitetin e Arteve në Pragë, ku si pasojë mbetën të vrarë 15 persona si dhe 24 të plagosur.//

The horrible attack at Charles University in Prague has shocked us all. My condolences go to the families of the victims. Albania strongly condemns the deadly violence and stands by its Czech friends in this difficult time🙏🇦🇱

— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re