Shkencëtarët assesi të vendosin, ndërkaq tani konstatojnë që pikërisht është mirë të konsumoni më shumë kripë.
Deri te ky konkludim kanë arritur hulumtuesit e dy institucioneve mjekësore në Kanada – McMaster University dhe Hamilton Health Sciences, transmeton Telegrafi.
Ata kanë studiuar më shumë se 130.000 njerëz nga 49 shtete në tërë botën – sa kripë kanë konsumuar, si kanë vdekur, a kanë pësuar sulm në zemër apo sulm në tru, sa e kanë pasur presionin e gjakut etj.
Rezultatet e tyre kanë treguar që konsumimi i tepër i vogël i kripës (më pak se 3 gramë në ditë) është i lidhur me shpeshtësi më të madhe të sulmit në zemër, sulmit në tru dhe vdekjes, në krahasim me konsumimin mesatar të kripës.
Konsumimi i pakët i kripës ul presionin e gjakut dukshëm, në krahasim me konsumimin mesatar, gjithashtu shkakton rritje të dëmshme të disa hormoneve në trup.
Mirëpo, ekspertët ndërkombëtarë kanë sulmuar ashpër studimin, i cili thotë se si duhet konsumuar më shumë kripë për të ulur rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, të botuar në revistën prestigjioze The Lancet.
