Rreth 50 milionë llogari përdoruesish në Facebook janë prekur nga shkelja e sigurisë së tyre. Sipas Facebook mësohet se sulmuesit kanë shfrytëzuar funksionin e “Vieë As” të Facebook-ut, gjë që u lejon njerëzve të shohin se si duken profilet e tyre tek përdoruesit e tjerë.

 

Sulmuesit shfrytëzuan një tipar në cod, tek opsioni “Açess Tokens”, duke marrë kontrollin e llogarive. Si rezultat i shkeljes, firma ka regjistruar rreth 90 milionë njerëz nga llogaritë e tyre më parë si masë sigurie.

 

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij Mark Zuckerberg, shkruan se çështja ishte “arnuar natën e fundit”, por se firma është duke punuar për zbatimin e ligjit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re