Kolonët hebrenj në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor sulmuan fermerët palestinezë, ku plagosën 3 fermerë.
Abdulkerim Husejin tha se “Një grup i kolonëve nga vendbanimi hebrej Elon Moreh bastisën fshatin tonë dhe filluan me prerjen pemëve të ullirit. Dhunuan fermerët të cilët përpiqeshin ta ndalojnë këtë. Në incident u plagosën 3 të rinj, njëra prej tyre vajzë”.
Duke bërë të ditur se ushtria izraelite ka hyrë menjëherë në fshat dhe se ka ndaluar hyrjen e popullit në vendin e ngjarjes, ai ka theksuar se ndaj disa familjeve të mbetura në rajon ende po vazhdon dhuna.
Husejin shtoi se fermerët palestinezë kohë pas kohe po i ekspozohen dhunës së hebrenjve, të cilët vijnë nga vendbanimi Elon Moreh.
Palestinezët e disa qyteteve të Bregut Perëndimor, mbijetojnë nga përfitimet nga ulliri. Kolonët hebrenj kohë pas kohe po realizojnë sulme ndaj kopshteve në zonat rurale.
Mbajtja e armëve dhe ngacmimet verbale dhe fizike ndaj civilëve palestinezë nga kolonët hebrenj, të cilët në kuadër të politikës pushtuese të qeverisë Izraelite janë vendosur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor duke u sjellë nga vende të ndryshme të botës, po shkaktojnë konflikte mes popullit vendas dhe kolonëve.
Në Jerusalemin Lindor ndodhen më shumë se 200 mijë, kurse në Bregun Perëndimor më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj. Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebreje në territorin palestinez vlerësohen si ilegale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re