Dy shperthime kane tronditur Podgoricen në orët e para të së enjtes, në afërsi të Ambasadës Amerikane në Mal të Zi.
Fillimisht është raportuar për një shpërthim brënda terriotorit te selise diplomatike te Washingtonit. Shpërthim qe nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndersa pak minuta më pas është regjistruar një shpërthim i dyte.
Menjëherë forca të shumta policie malazeze kanë mbërritur në vendngjarje ku, kanë zbuluar se atentatori kishte hedhur veten në erë, pak metra larg ambasades, por fatmiresisht pa shkaktuar asnjë të lënduar.
Që prej mesantes, zona përreth ambasades vijon të jetë e rrethuar nga shirita policie, ndërsa puna ka vijuar për identfikimin e autorit. Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat malazeze, dyshohet se ai eshte Dalibor Jaukovic.
I lindur ne Serbi por me banim  në Podgorice, Jaukovic ka qënë ushtarak  dhe ka sherbyer në ushtrine  e Ish Jugosllavise. Për këtë motiv, ai eshte dekoruar ne vitin 1999 nga Sllobodan Milloshevic për meritat e tij. Por ende mbeten te paqarta motivet qe e shtyne 43 vjecarin të ndërmerrte këtë akt.
Nderkaq, ne nje lidhje telefonike per Vizion Plus, Nenkryetari i Kuvendit te Malit te Zi, Genc Nimanbegu shpreson qe kjo te jete nje ngjarje e vecuar.
 
Nga ana e saj, Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Podgorice me ane te nje njoftimi i ka bere thirrje te gjithe shtetasve te saj qe te qendrojne larg zones se ambasades deri sa e gjithe situata te qartesohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re