Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se ambasada e saj në Londër u sulmua nga një grup radikal fetar.

Në deklaratën e bërë nga ministria thuhet se një grup personash kanë hyrë në ndërtesën e ambasadës në Londër dhe kanë kryer akt vandalizmi, kanë varur flamuj fetarë në ballkonin e ndërtesës dhe kanë bërtitur parulla radikale.

Në deklaratë thuhet se anëtarët e grupit janë nxjerrë nga godina dhe janë ndaluar pas ndërhyrjes së policisë lokale dhe njoftohet se nuk ka të lënduar në mesin e punonjësve të ambasadës.

U njoftua se incidenti po hetohet nga forcat vendase të rendit dhe do të jepet informacion për rezultatet e hulumtimit.

Në deklaratë theksohet se, në përputhje me Konventën e Vjenës, paralajmërimi për sigurinë e diplomatëve dhe objekteve diplomatike u është përcjellë autoriteteve britanike përmes kanaleve diplomatike.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re