Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me mjete të forta Ambasadën e Kosovës në Suedi.  Burimet bëjnë me dije se ambasada është qëlluar me gurë në drejtim të godinës duke thyer xhamat e dritareve.

 

Sulmi është dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila në një deklaratë shpërndarë mediave kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

 

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë”.

 

Ndërkohë është hera e dytë që ambasada e Kosovës në Stokholm është sulmuar që nga hapja e saj në vitin 2009.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re