Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje kryetarin e një qyteti të vogël në perëndim të Meksikës dhe të paktën 17 të tjerë. Policia thotë se disa individë të armatosur sulmuan dje bashkinë e San Miguel Totolapan. Këtë të enjte bashkia është e mbushur me vrima plumbash. Partia e majtë PRD e kryebashkiakut Conrado Mendoza Almeda dënoi vrasjen e tij “frikacake” dhe kërkoi drejtësi. Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.

Oficerët e policisë dhe punonjësit e këshillit u vranë gjithashtu në masakër. Babai i Mendoza Almeda-s, ish-kryetari i bashkisë Juan Mendoza Acosta, u vra gjithashtu në shtëpinë e tij. Atentati ndaj tij u bë përpara se sulmi të zhvendosej në bashkinë e qytetit.

San Miguel Totolapan shtrihet në zemër të një rajoni të njohur si Tierra Caliente. Kjo është një pjesë e dhunshme e Meksikës perëndimore të kontrolluar nga karteli i drogës. Grupe të ndryshme luftojnë për kontrollin e rrugëve fitimprurëse të drogës në veri përgjatë korridorit të Paqësorit, shton korrespondenti ynë.

Në një raport paraprak të parë nga mediat lokale, prokurori i përgjithshëm i Guerreros tha se përveç 18 individëve që u vranë, tre persona u plagosën. Pas sulmit, ministria e mbrojtjes tha se po vendoste njësi të ushtrisë dhe marinës në zonë për të gjetur personat e armatosur.

Burimi: Lapsi.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re