Një person i armatosur hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, duke vrarë tre persona dhe plagosur pesë të tjerë, përpara se të vetëvritej. ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës.

 

 

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë studentet të frikësuar duke vrapuar për të shpëtuar nga plumbat. Policia konfirmoi vdekjen e autorit I cili është vetëvrarë gjatë ndjekjes.

 

Trupi i tij u gjet jashtë kampusit, 4 orë pas krimit.

 

ZEDHENESI I POLICISE

“Ky ka qenë vërtet një makth që po jetojmë. 43-vjeçari u përball me policinë jashtë kampusit përpara se të vriste veten me arme zjarri.

 

Policia bëri të ditur se  është  ende herët  për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe nëse autori 43 vjecar  kishte ndonjë lloj lidhjeje me universitetin.Studentët e tmerruar treguan se ishin të frikësuar dhe se u duhej të fshiheshin.

 

Drejtuesit e universitetit anuluan të gjitha aktivitetet e kampusit për 48 orë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re