Është sulmuar me sende të forta qendra e re shëndetësore në Fushë-Mbret të Elbasanit. Edhe pse nuk kishte shumë kohë që ishte inaguruar, agresori ka hedhur drejt saj gurë dhe tulla. Policia ka mbërritur në vend ngjarje ku ka ndaluar të dyshuarin i cili po merret në pyetje për sqarime të mëtejshme. Qendrën Shëndetësore e ka vizituar edhe sekretari i përgjitshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

“Politikanet e se keqes po frymezojne nje klime negative ndaj bluzave te bardha. Lulezim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufinj moralë. Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermeieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet. Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë”, u shpreh Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re