Shtëpia e kryetares  së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi është sulmuar mëngjesin e kësaj të premte.

 

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Pelosit, ndërsa si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj.

 

Paul Pelosi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se autoritetet kanë arrestuar agresorin e këtij sulmi, i cili ndodhet në paraburgim.

 

“Herët këtë mëngjes, një sulmues hyri në rezidencën Pelosi në San Francisko dhe sulmoi dhunshëm zotin Pelosi. Sulmuesi ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për motivin e sulmit. Z. Pelosi u dërgua në spital, ku po merr një kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht”, thuhet ndër të tjera në reagimin zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re