Policia e Elbasani ka bërë me dije se agresori i cili sulmoi mëngjesin e sotëm Qendrën Shëndetësore në qytetin e Elbasanit është lënë i lirë pas arrestimit. Shtetasi A.B., banues në Elbasan, do të procedohet në gjendje të lirë.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë: Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë  për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat  e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re