Një burrë i gjetur në Brent me lëndime me armë zjarri arrestuar pasi policia u njoftua për të shtëna. Zyrtarët e policisë u njoftuan në 02:00 të Dielën për të shtëna në zonën e Barry Road, Stonebridge Park.

Një 26-vjeçar u dërgua në spital pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë. Një zëdhënës i policisë shpjegoi se i njëjti njeri u arrestua nën dyshimin për posedim të një arme zjarri dhe sulm ndaj një punonjësi të emergjencave.

Policia tha se hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e plota dhepër të identifikuar nëse ndonjë person tjetër ishte i përfshirë.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër tha: “Ne dërguam një numër burimesh përfshirë një ambulancë, një mjek në një makinë përgjigjeje dhe një oficer të reagimit ndaj incidenteve.

“Ne e kemi trajtuar një burrë në vendin e ngjarjes përpara se ta çonim në një qendër traumash madhore”.

Ishte një natë veçanërisht e përgjakshme për kryeqytetin, ndërsa të shtënat me armë zhurmuan në një pjesë tjetër të qytetit, raportojnë mediat britanike.

Në Brixton, South London, gjashtë persona u qëlluan brenda natës, dhe një burrë u godit me thikë në këmbë – i cili aktualisht është në gjendje kritike në spital.

Sipas Policisë së Met, tre burra dhe dy gra u paraqitën në spital me dëmtime të shkaktuara me arme me saçme në këmbë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re