Skip to content

Sulmojnë me sende të forta bashkëmoshatarin, arrestohen 3 të rinj

Një i ri ka ngelur i plagosur në Kukës, pasi është dhunuar me sende të forta nga bashkëmoshatarët e tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryemadh, ku mbeti i plagosur 23 vjeçari E.H.

 

Policia sqaron se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh.