Sulmuesi beratas Myrto Uzuni po vazhdon rritjen e tij të pandalshme. Mes sukseseve dhe lojërave të mira në fushë duket se janë një mundësi për të fituar edhe diçka jashtë kësaj. Lajmi më i fundit për të është nënshkrimi i një kontrate me kompaninë e veshjeve NIKE. Një arritje aspak e vogël për futbollistin që vetëm një sezon më parë luante në Kategorinë Superiore dhe tani e sheh veten një ndër futbollistët më të evidentuar në kampinatin kroat dhe të kombëtares shqiptare. Lajmi është publikuar fillimisht nga menaxheri i tij Franci Bode dhe më pas ishte vet futbollisti që njoftoj për marrëveshjen e arritur duke falenderuar menaxherin e tij dhe Adrian Aliaj ish futbollisti i kombëtares dhe aktualisht edhe ai një menaxher i suksesshëm./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re