Mario Mandukic ka vendosur. Sulmuesi kroat i Juventusit ka vlerësuar ofertën e PSG dhe më pas ka zgjedhur të refuzojë propozimin.
Ish-lojtari i Bayern dhe Atletico Madrid kërkon të vendosë me qetësi për të ardhmen e tij, jo në ditët e fundit të merkatos.
Megjithatë, në janar ai do të shqyrtojë oferta të ndryshme si nga Kina, ashtu edhe nga klubet e mëdha europiane.
Aktualisht ai është zgjedhja e fundit në sulmin e Juventusit, por pavarësisht kësaj, ka vendosur të mos largohet nga Torino.
