Sulmuesi në Shkollën e Mesme në Parkland, në shtetin federal të Floridës në SHBA, Nicolas Cruz akuzohet në 17 pika për vrasje me paramendim.

Sulmuesi 19-vjeçar u akuzua të enjten në mëngjes sipas kohës lokale pas një hetimi disa orësh nga autoritetet federale.

Cruz u soll në burg në qarkun Broward me veshje spitalore, pasi që pas sulmit në të cilin la të vrarë 17 persona, u shtrua në spital për vështirësi në frymëmarrje.

Drejtori i qarkut Broward, Scot Israel, deklaroi se 19-vjeçari ishte përjashtuar më parë nga shkolla në të cilën kreu sulmin për “arsye disiplinore”.

Shkollën e ndjekin rreth 3.000 nxënës ndërsa disa e përshkruajnë atë si një person jostabil me sjellje të çuditshme, transmeton aa. Disa orë pas sulmit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmes Twitterit dërgoi mesazh ngushëllimi familjeve të viktimave.

Trump tha se sulmi ishte i tmerrshëm dhe se asnjë amerikan në shkollat e vendit nuk duhet të ndihet i pasigurtë.

Avokati Jim Lewis tha se familja e sulmuesit e dinte se ai posedonte një pushkë automatike “AR-15”, dhe se janë të shkatërruar për shkak të sulmit dhe bashkëpunojnë me autoritetet.

Sulmi ndodhi të mërkurën pasdite sipas kohës lokale kurse policia evakuoi nxënësit dhe mbylli shkollën.

Ky është sulmi më vdekjeprurës në shkollat e SHBA-së në pesë vitet e fundit dhe sulmi i 18-të që nga fillimi i vitit. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re