“Nuk do të le gur pa lëvizur, për të ndaluar gomonet”, kështu është shprehur kryeministri britanik Rishi Sunak duke ashpërsuar edhe njëherë gjuhën mbi emigracionin e paligjshëm.

 

Kreu i ekzekutivit britanik rikujtoi edhe njëherë bashkëpunimin  me qeverinë shqiptare, duke vënë në dukje se 1/3 e migrantëve që mbërritën me gomone vitin e kaluar, ishin shqiptarë.

 

Vërejtjes së gazetarëve për optimizëm të tepërt, kryemintri britanik iu përgjigj me bindjen se për aq kohë sa shifrat e qarkullimit të paligjshëm kanë njohur rënie,emigrantët mund të ndalen edhe plotësisht në një të ardhme të afërt, kjo edhe falë bashkëpunimit që është ndërmarrë në nivel ndërkombëtar.

 

“Plani ynë kundër imigracionit të paligjshëm po funksionon. Për herë të parë, shifrat kanë rënë me 20%, në ndryshim nga pjesa tjetër e Europës, ku është rritur me një të tretën. Kushdo që vjen në këtë vend ilegalisht do të dëbohet ose dërgohet në Ruandë”

 

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës duke akuzuar qeverinë britanike se është treguar e ashpër me migrantët shqiptarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re