Skip to content

Sundimi i ligjit dhe korrupsioni, Lulzim Basha: Jemi më keq se Angola dhe Kazakistani, na duhet vendosmëri e madhe tani

Lulzim Basha thotë se vendi ynë renditet mes Kazakistanit dhe Afganistanit sa i takon sundimit të ligjit, kurse për korrupsionin mes Egjiptit dhe Zambisë.

Ai thekson se duhet për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.

“Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Project si dhe BB dhe BERZH:

Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit

Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë

Niveli i ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut

Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha në Twitter teksa ndan një raport.